Kryefjala Logo

Martesa e dytë në BBVA/ Rogerti paralajmëron Mateon dhe Brikenën se do ua prishë

6 Prill, 2026 | 3:04 pm

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania banorët morën një zarf, të cilin e lexoi Selin: “Banorë, pas një propozimi nga Mateo, ku Brikena tha ‘po’, Vëllai i Madh ju jep mundësinë të organizoni dasmën e dytë të këtij edicioni. Dasma do të zhvillohet sonte në mbrëmje!”

Megjithatë, në videon e postuar në Instagram nga BBVA, u vunë re reagime të ndryshme.

Brikena nuk tregoi asnjë emocion dhe nuk buzëqeshi, ndërsa Mateo dukej shumë i lumtur. 

Selin, përkundrazi, shpërtheu në gëzim dhe u duk tepër e emocionuar.

Ndërkohë, para ceremonisë, nuk munguan debatet mes banorëve. 

Rogerti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim që, sipas tij, mund “t’ua prishë dasmën”.

Rogerti: “Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”.

Mateo: “Të pyeti njeri ty? Prishe”.

Rogerti: “Do ta prish pra”.

Mateo: “Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”

Rogerti: “O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë”.

Mateo: “Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty”.

Pritet të shihet nëse Rogerti do ta realizojë paralajmërimin e tij gjatë dasmës së mbrëmjes.

Të ngjashme