Kryefjala Logo

Mania e orave të Vipave Shqiptar.Sa kushton 1 dhe kush mban më të shtrenjtën?

3 Korrik, 2021 | 11:49 am

Ledri Vula

Ledri Vula është dalluar gjithmonë për veshjet e tij të shtrenjta. Ora “Rolex Yacht Master II” e tij kushton 17 150 euro.

Lori Hoxha

Lori Hoxha mban në dorë një orë të “Royal Oak Chronograph” ar i bardhë e zbukuruar me gurë diamanti që ka një vlerë 100 000 euro.

Getoar Selimi

Getoar Selimi është i fiksuar jo vetëm pas këmishëve të shtrenjta, por edhe pas orëve. Reperi shqiptar mban në dorën e tij një orë “Hublot Big Bang” që kushton 32 000 euro.

Granit Xhaka

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i njohur gjithmonë për jetën e tij luksoze mban në dorë një orë “Rolex”, e cila ka gurë diamanti të bardhë dhe të zi. Kjo orë kushton 30 000 euro.

Fatmir Hysenbelliu

Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliut është përfolur vazhdimisht për jetën e tij luksoze.Ai mban në dorën e tij një orë “Royal Oak Offshore Rubber Clad” që kushton 20.450 euro.

Blerim Destani

Aktori shqiptar Blerim Destani ka demonstruar gjithmonë se është i fiksuar pas orëve të shtrenjta dhe ka jo vetëm një, por disa ora të shtrenjta. Ora e tij më e shtrenjtë kushton 800 000 euro dhe është e firmës “Richard Mille”.

Të ngjashme