Showbiz
Maison de Parfum sjell Fred de Palma në eventin e prezantimit të aromave të reja nga Xerjoff dhe kjo nuk është thjesht rastësi!
6 Shtator, 2024 | 4:45 pm

Maison de Parfum, tempulli shqiptar i aromave dhe koleksioneve të rafinuara të krijuesve më të famshëm në gjithë botën. Sapo ndeshemi me një emër të ri parfumi nga elita ndërkombëtare jemi të bindur që Maison de Parfum po e sjell në tregun shqiptar. Në jetën mondane të Tiranës, festat e prezantimit të parfumeve të reja nga patrnerët zyrtarë të Maison de Parfum janë bërë evente “must” ku secili dëshiron të jetë i ftuar. Pak ditë më parë në kryeqytet u mbajt eventi i madh për prezantimin e dy parfumeve, Elle Anniversary dhe Homme Anniversary nga shtëpia e respektuar e parfumeve Xerjoff, për të cilin Maison de Parfum është i vetmi përfaqësues zyrtar.

Plot 17 vite më parë themeluesi Sergio Momo i Xerjoff bëri publik koleksionin 17/17, ku pikërisht dy parfumet e prezantuara në eventin në fjalë të Maison de Parfum kanë qenë pjesë e këtyre krijimeve të para. Xerjoff është një brand i themeluar në Torino të Italisë dhe në event nderuan me praninë e tyre drejtues globalë si Commercial director i Xerjoff, Albero Pasquarelli dhe Umberto Rissone.

Një ndër momentet më të veçanta ishte edhe i ftuari i nderit Fred De Palma, i cili nuk u gjend rastësisht në eventin e Maison de Parfum, por lidhej ngushtë me prezantimim e parfumeve të rinj, pasi edhe Fred është nga Torino, qyteti ku dhe u themelua Xerjoff.


Në event kishte shumë të ftuar nga personazhet VIP, influencerat por edhe klientët besnikë të Maison de Parfum.






Parfumet e Xerjoff që u prezantuan në event dhe shumë aroma të tjera mund ti gjeni në Maison de Parfum Tiranë,Maison de Parfum Coin, Secret Scent në Ring Center, Maison de Parfum Kosovë, Maison de Parfum Shkup, Maison de Parfum Vlorë, Oui by Maison de Parfum Durrës, Flower store Tiranë.












































