Kryefjala Logo

Luan Rama denoncon: Në Sarandë e Ksamil qeveria po pastron lekët e krimit

16 Janar, 2021 | 10:39 am

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama kia denoncuar nga Saranda atë që ai e cilëson aferë korruptive të qeverisë Rama me pronat në Ksamil.

Sipas Luan Ramës, qeveria ka bërë pakt me kompaninë arabe edhe për pronat në Ksamil, për të cilat ai thotë se qeveria po përgatit një shpronësim të dhunshëm të pronarëve dhe për t’ua dhënë arabëve, të cilët paguan darkën tek Nustreti.

Luan Rama: Fatkeqsisht Saranda është shpërfytyruar dhe i duhet thënë ndal këtij fenomeni ku i gjithë sistemi kriminal i pastrimit të parave është i lidhur me standardet e qeverisjes dhe e ka shndërruar këtë hapësirë  ashtu siç po tentohet të bëhet edhe me Ksamilin me një hapësirë ku shteti pastron paratë e krimit.

Projekti për të marrë me dhunë shtetërore pronat dhe për të privuar pronarët nga e drejta e tyre historike dhe legjitime do të ishte një arsye më shumë që qytetarët e Sarandës ta shporrin këtë juntë uzurpatore.

Denoncimi është bërë edhe nga zoti Vasili në lidhje me të ashtuquajturin projekt korruptim të pa ligjshëm anti kushtetues.

Të ngjashme