Kryefjala Logo

Londrimi zbulon çfarë i tha aktorja turke, Demet Ozdemir pas daljes nga Big Brother

9 Mars, 2026 | 8:49 am

Fituesi i edicionit të katërt të BBVK, Londrim Mekaj, ka folur rreth përvojës së tij në shtëpinë më të famshme në vend.

Gjatë intervistës, Mekaj ndau edhe një moment që e cilësoi si ndër më të veçantët pas përfundimit të spektaklit.

Ai tregoi se aktorja e njohur turke Demet Ozdemir e cila e kishte bërë “follow” në rrjetet sociale, i kishte kthyer përgjigjeje edhe një mesazhi që Londrimi i kishte dërguar si falënderim.

“Top momenti ka qenë kur e pashë që aktorja turke Demet Ozdemir ma kishte bërë follow. Dje ia çova një voice për me e falënderu dhe ma ktheu, ‘Londrim, je një nga favoritët e mi, e ke merituar”, tha ai.

Tutje shtoi: “Besoj se kemi me u taku një ditë. Të dua”.

Kjo ndodhi në kohën kur ai ishte brenda, ndonëse vazhdimisht përmendi emrin e aktores në BBVK.

Duket se fama që mori kaloi edhe përtej kufijve shqiptarë, duke u pëlqyer për stilin e tij dhe karakteristikat si lojtar. 

Të ngjashme