Showbiz
Lojrat Olimpike: Celine Dion rikthehet me një performancë elektrizuese
27 Korrik, 2024 | 2:46 pm

Ikona kanadeze e këngës, Celine Dion është shfqaur me një performancë të jashtëzakonshme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit mbrëmjen e së premtes, duke shënuar kështu rikthimin e saj në muzikë që nga viti 2020.
Dion performoi këngën e këngëtares franceze Edith Piaf të vitit 1950 “Hymne à l’amour” nga ballkoni i Kullës Eifel, i cili ishte i mbushur nga dritat vezulluese, që u pasua nga ndezja e pishtarit olimpik.
Fansat e saj përshëndetën rikthimin e Dion, ndërsa ishin të shumtë ata të cilët e përshkruan performacën e saj si të bukur, frymëzues dhe një kthim triumfues.
Kryeministri i Francës, Justin Trudeau shkroi në rrjetin social X, se ishte i lumtur që po e shihet Celine Dion të rikthehej sërish në skenë, ndërsa shprehet se ajo është një ikonë dhe një talent i jashtëzakonshëm që kapërceu shumë gjëra në jetë për të qenë në atë skenë sot.
“Celine, është mirë që të shoh duke kënduar përsëri. Një ikonë kanadeze dhe një talent i jashtëzakonshëm që kapërceu shumë për të qenë atje sonte”,- shkruan Trudeau.
Këngëtarja My Heart Will Go On , e cila ka fituar pesë çmime Grammy dhe 20 çmime Juno, u largua nga qendra e vëmendjes në 2022 pasi u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë, e cila e kufizoi rëndë lëvizjen e saj dhe pengoi aftësinë e saj për të kënduar dhe performuar.
Dokumentari “I Am Celine Dion” , i publikuar në qershor, ndoqi rrugëtimin e Dion drejt rimëkëmbjes dhe shpresat e saj për të kënduar sërish live.
Thashethemet po qarkullonin prej ditësh se Dion do të performonte pasi ajo u pa të martën jashtë hotelit Le Royal Monceau në Paris, duke përshëndetur fansat dhe duke pozuar për foto.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe zyrtarë të tjerë folën për mbërritjen e saj, por askush nuk bëri të qartë nëse ajo do të performonte në ceremonin e hapjes së Lojërave Olimpike.












































