Showbiz
Limi humb kontrollin, bëhet xheloz për Albën: Tradhtare, unë e di çfarë do ti nga Ludo
18 Janar, 2026 | 9:29 pm

Një debat i fortë ka shpërthyer ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke vënë sërish në qendër të vëmendjes raportin e tensionuar mes Limit dhe Alba Pollozhanit. Situata ka degraduar në akuza të rënda dhe emocione të forta, ku xhelozia dhe dyshimet duket se kanë marrë kontrollin e bisedës.
Gjatë debatit, Limi iu drejtua Albës me tone të ashpra, duke e akuzuar se ajo ka flirtuar me Ludon.
“Nëse nuk do kishte kamera, nuk do të interesonte a është Ludo i martuar apo jo. Je fake, e pamoralshme, tradhtare, mosmirënjohëse”, janë disa nga fjalët e forta që ai i drejtoi asaj. Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, e kupton nga sytë e Albës se çfarë synon ajo nga Ludo, duke mohuar njëkohësisht se është xheloz. “Nuk jam xheloz, thjesht nuk i përballoj dot gënjeshtrat”, u shpreh Limi.
Nga ana tjetër, Alba nuk i përballoi dot akuzat dhe shpërtheu në lot. Ajo u përpoq ta bindë Limin se nuk ka pasur asnjë flirt dhe se çdo interpretim tjetër është i gabuar. Mes të qarave, banorja këmbënguli se qëllimet e saj janë keqkuptuar dhe se nuk ka bërë asgjë për të tradhtuar besimin e tij.
Debati ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes dy banorëve dhe mbi faktin nëse kjo përplasje është pasojë e ndjenjave të pathëna apo thjesht e presionit të lojës. Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do sjellë një përballje tjetër edhe më të fortë apo një tentativë për sqarim mes Limit dhe Albës.












































