Kryefjala Logo

Nga nesër Sali Berisha nis “fushatën” për referendumin e përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i PD

15 Shtator, 2021 | 1:10 pm

Ish-lideri i PD, Sali Berisha do të nis atë që e quan cikli i “ Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Nëprmjet këtij cikli Berisha do të kryej takime me demokratët duke nisur që nesër në Tiranë e më pas në te gjithë Shqipërinë.

“Njoftim! Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur. Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!” është shprehur Sali Berisha.

Pas përjashtimin nga Grupi Parlamentar në deklaratën që bëri Lulëzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, ka pasur shumë deputetë dhe anëtarë që janë shprehur kundër këtij vendimi. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike janë aktivizuar duke dërguar kërkesë për referendum të përjashtimit të Berishës tek sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Të ngjashme