Kryefjala Logo

Zjarr ne nje banese ne Tirane, humb jeten 50 vjecari

22 Dhjetor, 2020 | 11:25 am

Policia e Tiranës njofton se një zjarr ka rënë sot në mëngjes në një banesë në kryeqytet.

Në njoftim thuhet se si pasojë e rënies së zjarrit, ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç.

Njoftimi i policisë

lg.php.gif

lg.php.gifTiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ballkanweb

Të ngjashme