Kryefjala Logo

Jul Deda pa doreza,tregon kush do lërë shtëpinë nesër

10 Maj, 2024 | 10:55 am

Roza e ndjen presionin e nominimit duke marrë parasysh se ka përballë Françeskën,Heidin dhe Erjolën.
Gjatë një bisede me Julian Dedën dhe Erjolën, konkurrentja e pyeti aktorin se kush mendon që do të dalë nga shtëpia këtë të shtunë.

“Françeska vetë ose Heidi”- tha Juli i bindur, megjithëse sipas Erjolës më e rrezikuar është Heidi.

Megjithatë sipas Rozës modelja nuk është e rrezikuar sepse ajo përfshihet shumë në debate, pavarësisht se ato janë të banorëve të tjerë.

“Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…”- tha Juli.
Roza: O Juli kush del sipas teje?

Juli: Françeska vetë ose Heidi

Roza: Po sikur të dal unë

Juli: Pse do të dalësh ti? Llogjike është të dalë Heidi. Çfarë është duke bërë?

Erjola: Jo, Françeska o burrë çfarë Heidi

Roza: Llogjike është të dal unë sepse Françeska i shkon sherrit nga mbrapa. Ka të drejtë s’ka të drejtë i shkon sherrit nga mbrapa

Erjola: Ajo s’ka situatat e veta, do mbyllen këtë të shtunë

Juli: Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…

Të ngjashme