Kryefjala Logo

Degradon debati mes Romeos dhe Gracianos: “Jashtë më je lëpirë si laro”

10 Maj, 2024 | 10:50 am

Pfendimet,akuzat dhe përplasjet nuk kanë fund midis Gracianos dhe Romeos.Romeo i tha Gracianos që i është “lëpirë” jashtë shtëpisë, duke i bërë si shok, ndërsa balerini u shpreh: “Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?”

Romeo i tha Gracianos se do të japë llogari për deklaratat e tij kur të dalë nga “BBV”.

“Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht” – u shpreh balerini i acaruar me aktorin i cili vazhdoi të tallej.

“Ik ore palaço”– iu drejtua Graciano konkurrentit, duke shtuar: “Plehrat kështu janë”
Romeo: Një nga arsyet pse e mendoja dy herë për tu futur këtu brenda ishin shpifësirat si puna jote që jashtë këto gjëra s’mi thonë dot në sy

Graciano: S’di them dot në sy ë? Po as s’më intereson me u marrë me ty jashtë

Romeo: Më je lëpirë si laro

Graciano: Mua ti jashtë as s’më intereso fare. Nuk lëpihem unë. Ai që lëpihet je ti

Romeo: Më je lëpihesh si laro

Graciano: Unë çfarë kam arritur i kam arrit me këto (prek këmbët dhe duart). Nuk di unë as me të ardh me tu lëpi as me të bë qefin

Romeo: Jashtë më lëpihesh ti mua

Graciano: Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?

Egla: Për çfarë arsyeje mund të të lëpihet një njeri ty? Moderator është, ka ndonjë pushtet?!

Romeo: Çfarë lidhje me pushtet? Më ka përqafuar, më ka thënë “do futemi brenda, do bëjmë këtë, atë. O sa mir do jemi”.

Graciano: Po ik o përdorues. Kujt do ti japë llogari. Hë more se ke 4 ditë që më kërcet dhëmbët. Kush është rrethi i përbashkët që do jap llogari, kush janë këta njerëz? Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht

Romeo: Zemra ime, ndihesh i kërcënuar? Po dridhesh ri?

Graciano: Ik ore palaço. Po dridhem nga ty unë? Ti je patatinë

Romeo: Ti je biskotë tagani, të bien këmbët në qumësht

Graciano: Plehrat kështu janë

Të ngjashme