Kryefjala Logo

Gjenden pa jetë dy ukrainse në një shtëpi në Tiranë

10 Maj, 2024 | 3:13 pm

Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura në banesë tek Rruga e Durrësit nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme.

Dyshohet se viktimat, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova nga Ukraina, kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga shoqja e dhomës rreth orës 13:35 në banesën ku ishin akomoduar pranë zonës së Selvies.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe”, raportoi policia.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme