Kryefjala Logo

Tronditet Durrësi:Vajza vret babain dhe e varros në oborr

23 Shkurt, 2024 | 10:31 am

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të premte në fshatin Shënvlash në Durrës, ku një burrë 50 vjeç, i identifikuar si Pëllumb Meta, është gjetur i varrosur në shtëpinë e tij. Ai është vrarë nga e bija, 19 vjeç, për arsyen se donte ta fejonte pa dëshirë.
Vajza e ka pranuar krimin.

Para 10 ditësh, djali i Pëllumbit kallëzoi në policinë e Durrësit zhdukjen e të atit. Disa ditë më vonë, policia gjeti makinën e 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënvalsh – Sektori Rinia. Pas provave, lindi pista se ai mund të ishte vrarë.

Vajza e vrau të atin me armë zjarri, duke deklaruar se ai donte ta fejonte pa dëshirë dhe për shkak të konflikteve të tjera familjare. Sipas policisë, vijojnë hetimet nëse ka të tjerë persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit po u nënshtrohet ekzaminimeve nga ekspertët.

Pretendohet se ai është vrarë para datës 13 shkurt, kur u denoncua si i zhdukur nga djali i madh, 25 vjeç.

Gazetarja Enkeleda Arapi shprehet se ka mësuar se 50-vjeçari, pasi është vrarë, është mbështjellë me plastmas dhe është futur në një gropë, me qëllim që të mbuloheshin gjurmët e krimit.

Thuhet se familjarët kanë treguar se Pëllumbi ishte një njeri autoritar dhe se nuk guxonin të vepronin kundër dëshirës së tij. Dyshohet se bashkëshortja e tij mund të ketë ndihmuar 19-vjeçaren në varrosjen e trupit, pasi ai kishte përmasa të mëdha fizike dhe vajza nuk mundte ta kryente e vetme këtë veprim.

Të ngjashme