Kryefjala Logo

Dijonisi braktis “Ferma VIP”,BabyG:”Ai ka qenë më i vërteti”

10 Maj, 2024 | 10:24 am

Dje, Dijonis Biba u largua nga “Ferma VIP”, duke lënë të trishtuar fermerët. Një prej tyre ishte edhe Baby G e cila është mërzitur shumë.

Teksa ishte duke qëndruar tek ura, ajo i ka rrëfyer Himenës se Dijonisi ka qenë fermeri më i vërtetë në fermë dhe se shumica e shokëve të këngëtares kanë tipin e tij.

“Jam mërzitur shumë! Nga gjithë njerëzit këtu, jo se kam folur shumë me Dijonisin dhe nuk është se kam ndenjur shumë me të, por për mua Dijonisi ka qenë më i vërteti këtu. Ka njerëz shumë të mirë këtu dhe kam respekt për të gjithë, ama shokët e mi janë si Dijonisi. E kam ndjerë veten shumë rehat dhe s’di si të them. Jam e lumtur për Dijonisin, se nëse ai nuk mundet t’a përballojë, është në rregull”, tha Baby G.

Të ngjashme