Kryefjala Logo

Nëna e Bardhit ka këtë mesazh për Sara Gjordenin!

10 Maj, 2024 | 3:24 pm

Dy ish-banorët e “BBV”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

E teksa çifti po presin me padurim që foshnja e tyre të vijë në jetë, ditën e sotme modelja ka ndarë me ndjekësit urimin e veçantë që nëna e këngëtarit, Selvia i ka bërë asaj për bebin.

Në urimin e bërë nëna e partnerit të saj ka treguar se zgjuarsia, guximi, urtësia, besnikëria, besimi janë disa nga anët pozitive që ajo dëshiron që bebi ti trashëgojë nga dy prindërit e tij.

“Sa me gëzim e kam pritur këtë lajm të bukur për antarin/ën e familjes tonë që e presim me padurim. Doja t’ju uroj të gjitha të mirat e jetës për dashurinë tuaj që tani po merr formë hyjnore me ndjenjën më të bukur në këtë botë, të bëhurit prindër”– ka shkruar Selvia ndër të tjera.

C291F25F 66C2 4690 8910 276BD641D4F7

84DD0DBE E6B7 4203 9EDA 537729F07BD4

Të ngjashme