Kryefjala Logo

Habit Jul Deda:”Kjo lojë ka mbaruar për mua”

5 Maj, 2024 | 10:25 am

Aktori Julian Deda është distancuar nga tavolina mbrëmë por nuk kanë munguar ironitë në distancë me Romeon dhe Heidin.

“E kam kryer këtë këtë lojë unë, e kam fituar këtë lojë”- tha konkurrenti gjatë një bisede me Graciano Taganin dhe Erjola Doçin.

Dy banorët ngelën të habitur nga deklarata e Julit, ndërsa moderatorja e pyeti: “Pse s’po mbyllet pra?”, megjithëse aktori u shpreh se ndonëse finalja e “BBV” është me 25 qershor ai e ka fituar tashmë çmimin e madh.

Erjola: Duket sikur e ke marrë më me inat se u shpall aj finalisti i parë

Graciano: Nuk e ka te finalisti, por e ka te forma

Juli: Vazhdo ti se unë kam kryer punë. Mos u merr me mua fare

Erjola: Si ke kryer punë?

Juli:  E kam kryer këtë këtë lojë unë, e kam fituar këtë lojë

Erjola: Pse s’po mbyllet pra?

Juli: Deri me 25

Erjola: Më pëlqen besimi që ke në vete. Ti je super lojtar, por këtë gjë që shoh… Unë e kam thënë që në fillim që ai (Romeo) luan me emocione dhe emocionet në publik kanë imapt të fortë

Mesa duket Juli la të nënkuptohej se ai është fituesi duke u bazuar te avantazhi që ai mori disa javë më parë si lideri i shtëpisë, ku dërgoi në televotim veten me aktoren Egla Ceno për të zbuluar se cili është më i preferuar nga publiku.

Të ngjashme