Kryefjala Logo

Shpërthen bidoni me 28 litra benzinë në skaf, plagosen 5 persona në Himarë

15 Gusht, 2023 | 9:11 pm

5 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një bidoni me 28 litra benzinë brenda një skafi në Himarë.

Ata kanë pësuar djegie të lehta në lëkurë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar nga urgjenca.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjn e plotë të rrethanave të ngjarjes brenda mjetit turistik.

Dhërmi, Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet  ishin të lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.

Burimi:Newsbomb

Të ngjashme