Piu metadon gabimisht, ndërron jetë foshnja 17 muajshe nga Saranda

1 muaj më parë

Pak ditë më parë, një foshnjë 17 muajshe nga Saranda konsumoi ilaçet metadon, të cilat merreshin nga daja i saj, përdorues i lëndëve narkotike.

Vogëlushja me inicialet S.A. u transportua me helikopter nga Saranda, ndërsa ndërroi jetë sot në Spitalin e Tiranës.

Ilaçi i fortë ishte lënë pakujdesisht mbi tavolinë, ndërsa e vogla e ka konsumuar pa vetëdije. Foshnja kishte baba italian dhe nënë nga Delvina.

Të ngjashme