Kryefjala Logo

Pasi e përqafoi Erion Veliaj i çoi policët për t’ia sekuestruar perimet.Nëna nga Zall Herri ndërron jetë duke shitur rrugëve.

29 Korrik, 2023 | 4:26 pm

Në datë 9 shtator 2022, në Zall Herr të Tiranës, u strehuan në shtëpi të reja disa familje të prekura nga tërmeti. Në këtë moment, nuk mungoi edhe Edi Rama me Erion Veliajn, të cilët dhuruan shfaqje plot propagandë, në të cilën nuk munguan fotot me banorët, kryesisht me të moshuarat e zonës.

E një ditë pasi i strehoi në shtëpi, Veliaj, njërës prej banorëve të moshuara, një nëne me shami i sekuestroi domatet dhe sallatën që po shiste në rrugë, në zonën e Institutit. Më datë 10 shtator të vitit 2022, Veliaj me policinë e tij bashkiake, i sekuestroi perimet një nëne me shami, sikur të ishte duke bërë ndonjë krim.

Sot, që data shënon 29 korrik 2023, një qytetar bën me dije për JOQ se nëna që në datë 9 shtator u përball me dashurinë fallso të Veliajt dhe në datë 10 shtator me dyfytyrësinë e tij, ka ndërruar jetë. Sipas qytetarit, e moshuara ka humbur jetën në vendin e saj të punës, duke shitur perime. Qytetari bën me dije se e ka shtypur një makinë duke shitur, teksa pritet njoftimi i Policisë.

Qytetari:
Nqs ju kujtohet ajo nena qe debatonte me policet per vendin ku shiste perime ne Institutin Bujqesor. e ka perplasur makina ne vendin e punes dhe ka humbur jetën. zoti e mëshiroftë, e mora vesh nga njerez te afert te saj, komshinj.

AF0E08D8 ED80 41C8 A2CF F22A779273C6

Të ngjashme