Kryefjala Logo

Gjykata e Tiranes jep masen per policin qe vrau 25 vjecarin

11 Dhjetor, 2020 | 2:33 pm

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rashaj.

Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg për policin që prej fillimit.

Bëhet me dije se sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ka ndodhur për 3 minuta.

E gjithë ngjarja ndodhi orët në e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku një patrullë e forcave Shqiponja ka ndjekur 25-vjeçarin, pasi ky i fundit  kishte shkelur orën policore.

Ndëkohë sipas raportimeve, efektivi Nevaldo Hajdaraj ka shprehur pendesë publike në sallën e gjyqit dhe ka pretenduar se ka qëlluar mbi 25-vjeçarin pasi mendonte si ai kishte armë dhe përbënte rrezikshmëri për jetën e policit.

Ai ka thënë para trupës gjykuese t’i vendosnin çfarë mase të donin sepse ai kishte vrarë një njëri.

“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta”, mësohet të ketë thënë efektivi Nevaldo H. në sallën e gjyqit. /Gazetareforma.com/

Të ngjashme