Kryefjala Logo

E ‘spiunuan’ banorët e zonës, arrestohet 30 vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Tiranë

2 Janar, 2021 | 5:22 pm

Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Uniformat Blu raportojnë se ai u vu në pranga falë bashkëpunimit me qytetarët e zonës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Arma me të cilën lëvizte i arrestuari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Të ngjashme