Kryefjala Logo

Del dosja hetimore e vrasjes se Klodian Rashes, u vra per 3 minuta nga njoftimi ne sallen operative

10 Dhjetor, 2020 | 6:05 pm

Referuar dosjes hetimore, gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se nga njoftimi i patrullës, se është vënë në ndjekje të një personi e deri në kërkesën për të mbërritur një ambulancë në vendngjarje janë shënuar vetëm 3 minuta.

“Njoftimi në sallë operative është dhënë në orën 01:09 minuta të dt. 8 dhjetor, patrulla ka njoftuar se po ndiqnte një person, ndërsa 3 minuta më pas kanë kërkuar ambulancën, po pa dhënë arsye pse e kërkojnë. Në 01.14 minuta, është njoftuar në sallë përdorimi i armës së zjarrit nga punonjësi i policisë. 25-vjeçari është çuar në spital dhe mjekët kanë thënë se personi është i pajetë. Në 01:23, 25 vjecari është shpallur i vdekur.

Sakaq, organi i akuzës është duke konfirmuar lëvizjet e policëve, përmes kamerave të sigurisë nga bizneset pranë zonës, duke qenë se efektivët nuk mbanin kamera trupi. Mësohet se deri më tani janë mbledhur kamerat e 5 bizenseve, gjithashtu janë marrë shenjat e gishtërinjve të viktimës për të përcaktuar nëse arma e gjetur i përket apo jo 25 vjeçarit, arma u gjet disa metra larg.

Të ngjashme