Kryefjala Logo

Tragjike:Humb jetën në aksident vajza e ish-deputetit shqiptar

29 Nëntor, 2023 | 9:30 am

Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo ka ndërruar jetë në moshë të re. Mësohet se Evanthia Tavo, 24 vjeç, ka humbur jetën, pas një aksidenti të ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-deputeti.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër.

Vangjel Tavo” – shkruan ish-deputeti.

Të ngjashme