Kryefjala Logo

Përdhunonte vajzën e partneres:Vdes në burgun Grek 36-vjeçari!

14 Prill, 2024 | 11:28 am

Ka nderruar jetë ne burgun Koridhalos ne Greqi, 36-vjeçari shqiptar Delin Beqiri, i akuzuar për përdhunimin e thjeshtrës së tij.Shaiptari me origjinë nga Lushnja ka qënë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar. Menjehere në
vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për ta dërguar ne spitalin e Pireut, por ai ka ndërruar jete.

Ka dyshime se vdekja e shqiptarit
mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës. Por për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-
vjeçarit , pritet raporti mjeko-ligjor.

36-vjeçari u arrestua nje muaj më
pare pasi vajza e partneres së tij rrëfeu ne polici se e ai e ka përdhunuar prej vitesh. Ajo gjithashtu e denoncoi atë per perdorim dhe
tregtim droge, vepra qe kanë
ndodhur ne dijeninë e nënës së saj, Dhurata Shpata.
Gjate kontrolleve te kryera ne
banesat e Beqirit e Shpatës, policia ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuane, 4 thika, 1 pistolet sportive, 3 peshore, 1 griës, 3 celulare dhe
15.000 euro. Jashte banesave jane gjetur te fshehura 1 kg 491 gram marijuane. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Të ngjashme