Kryefjala Logo

Shpërthen bombola gazit në Laç:Plagosen bashkëshortët me gruan në gjëndje të rëndë

27 Nëntor, 2023 | 9:41 am

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Laç, në lagjen nr.1 të qytetit, ku bombola e gazit shpërtheu duke lënë të plagosur burrë e grua.

Zonja e shtëpisë ndodhet në gjendje më të rëndë pasi ka djegie në 50% të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt Tiranës.

Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, mirëpo fatmriësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të ngjashme