Kryefjala Logo

Lajm i trishtë për Rovena Stefën, humb njeriun e shtrenjtë

6 Shkurt, 2026 | 12:08 pm

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, këngëtarja ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, Pandeli Stefa.

Në mesazhin e saj plot dhimbje, Rovena shprehet se humbja e babait e ka lënë të pikëlluar përgjithmonë. Ajo ka vlerësuar sakrificat e tij të mëdha për rritjen e fëmijëve dhe dashurinë e pakufishme që ai kishte për Kosovën, ku edhe dha frymën e fundit.

Familja ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme, në orën 14:00, pranë varrezave të qytetit të Fierit. Rovena e mbylli dedikimin e saj me fjalët: “Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufij”.

img 0796

Pas publikimit të lajmit, kolegë të shumtë të artit dhe ndjekës të këngëtares kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për këtë humbje të madhe në familjen Stefa.

Të ngjashme