Kryefjala Logo

“Kush ta ka bërë traumë jetën, mami apo babi?” Aktorja Monika Lubonja shpërthen kundër produksionit

27 Janar, 2026 | 10:39 am

Një nga momentet më të tensionuara dhe të kritikuara të këtyre ditëve në “Big Brother” erdhi pas një deklarate të rëndë të Rogertit ndaj Malit, ku ai i drejtohet me fjalët:

“Kush ta ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”

Përmes një postimi të gjatë dhe emocional në Instagram, Lubonja e ka cilësuar sjelljen e Rogertit ndaj Malit si një nga momentet më të ulëta që është parë ndonjëherë në ekran, duke theksuar se janë kaluar çdo kufi njerëzor dhe etik. Sipas saj, jo vetëm që është cenuar një banor, por janë sulmuar drejtpërdrejt edhe prindërit e Malit njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me lojën.

“Familja nuk është strategji. Prindërit nuk janë objekt sulmi. Dhuna verbale nuk është argëtim,” – shkruan aktorja, duke dënuar ashpër përdorimin e dhimbjes personale si mjet loje televizive.

Monika shkon edhe më tej, duke akuzuar formatet e Big Brother në Kosovë dhe Shqipëri se po garojnë se kush arrin të poshtërojë më shumë personalitetin e banorëve për klikime dhe audiencë, duke i ekspozuar ata ndaj linçimit publik pa asnjë limit moral.

Ajo e quan rastin e Malit një njollë të rëndë për formatin dhe shprehet se personi që bëri këto deklarata duhet urgjentisht të përjashtohet nga loja, ndërsa familjarët kanë të drejtë morale dhe ligjore të ndjekin çështjen për cenim të figurës.

Në fund, aktorja ngre edhe një pyetje të fortë publike: ku janë organet kompetente dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, dhe pse nuk reagojnë ndaj asaj që ajo e quan “normalizim të poshtërimit në emër të argëtimit”.

 

Të ngjashme