Kryefjala Logo

Kush eshte 30 vjecari qe humbi jeten ne aksidentin fatal ne Rrugen e Kombit

27 Shkurt, 2021 | 11:28 am

Personi që shihni në foto është viktima e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Rrugën e Kombit.

30-vjeçari Armando Zef Gjoka (Xhaferri) ishte viktima e përplasjes fatale mes tre mjeteve. Trupi i pajetë i të riut u nxor nga mjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

06F8D453 2021 4936 8EE1 692A95DBB67A

Të ngjashme