Showbiz
“Kur isha 96 kg më tallnin”, Xhesika Polo surprizon me transformimin fizik
25 Maj, 2026 | 2:25 pm

Këngëtarja Xhesika Polo ka tërhequr vëmendjen në Instagram me një postim mjaft personal dhe motivues, ku ka treguar transformimin e saj fizik.
“Njerëzit talleshin kur isha 96 kg. Tani më pyesin ‘si e bëre?’”, shkruan ajo krahas videos, duke dhënë një mesazh të fortë për paragjykimet dhe ndryshimin personal.
Postimi është pritur me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për forcën, përkushtimin dhe transformimin e saj. Shumë prej tyre e kanë cilësuar si frymëzim për vajzat dhe gratë që përballen me pasiguri për trupin apo peshën.
Edhe pse Xhesika nuk ka zbuluar detaje konkrete mbi mënyrën se si ka arritur këtë transformim, videoja e saj është bërë virale dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente.











































