Showbiz
Kthesë e papritur! Pas akuzave ndaj produksionit, Benita rikthehet sërish në BBVK
25 Shkurt, 2026 | 8:39 pm

Vetëm pak ditë pasi ndezi rrjetin me deklaratat e forta ndaj produksionit të “Big Brother VIP Kosova”, Benita duket se ka marrë një vendim që askush nuk e priste.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e BBVK, është bërë e ditur se Benita do të hyjë sërish në shtëpi, duke rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut tek një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni.
Ky zhvillim vjen në një moment mjaft të nxehtë, pasi pas daljes nga formati, Benita hodhi akuza të forta, duke pretenduar se i ishte premtuar fitorja dhe se emri i fituesit ishte vendosur më herët. Deklaratat e saj shkaktuan reagime të shumta dhe hapën debat mbi transparencën e lojës.
Por tashmë, me rikthimin e saj në shtëpi, situata duket se ka marrë një kthesë 180 gradë.
A është kjo një “paqe” me produksionin? Apo pjesë e një strategjie të re për finalen?

Hyrja e Benitës pritet të trazojë sërish dinamikat brenda shtëpisë, duke qenë se ajo rikthehet me një bagazh të fortë deklaratash dhe një histori që ka mbajtur publikun të fokusuar.












































