Showbiz
“K*rvë”, Deklarata e Mirit për Selin, reagojnë familjarët
1 Prill, 2026 | 8:43 am

Një deklaratë e fortë nga Armir Shahini ka ndezur sërish debatet brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Gjatë një bisede me Rogertin, ai ka pretenduar se jashtë shtëpisë, publiku ka përdorur etiketime fyese ndaj Selin si “k*rvë”.
Sipas Mirit, gjatë një daljeje jashtë shtëpisë ku ndodheshin edhe Selini, Brikena dhe Mali, reagimi i njerëzve ka qenë i ftohtë ndaj Selinit, ndërsa vëmendja dhe brohoritjet ishin të gjitha për të. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të menjëhershme, sidomos nga familjarët e Selinit, të cilët kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale duke e cilësuar situatën si “të turpshme”.

Por tensionet nuk mbarojnë këtu. Së fundmi, në një rrëfim nga dhoma e rrëfimit, Miri ka pretenduar se Selini ka tentuar të afrohet sërish me të, duke shtuar se sipas tij, ajo nuk ka lojë pa të dhe Rogertin. Ai e ka cilësuar këtë afrimitet si të qëllimshëm dhe madje me tone armiqësore.
Kjo situatë pritet të ndikojë edhe më tej në dinamikat brenda shtëpisë, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes mbështetjes dhe kritikave për deklaratat e forta të banorit.












































