Showbiz
“Kjo nuk është më lojë”- Familja e Juelës reagon ashpër pas situatave të fundit në shtëpi
25 Shkurt, 2026 | 7:34 pm

Familja e Juelës ka thyer heshtjen pas ngjarjeve të fundit në shtëpinë e BBVA, duke reaguar publikisht ndaj akuzave për bullizëm, dhunë verbale dhe poshtërime publike ndaj saj.
Në një reagim zyrtar, ata theksojnë se situata ka kaluar kufijtë e një loje televizive. Sipas familjes, cenimi i dinjitetit, sulmet personale dhe përfshirja e profesionit të Juelës në debat nuk mund të justifikohen si strategji loje.
“Kur shkelet dinjiteti dhe tentohet të dëmtohet imazhi i një personi, kjo nuk është më lojë”, thuhet në reagim. Ata dënojnë çdo formë fyerjeje, linçimi apo dhune verbale dhe bëjnë thirrje për më shumë respekt dhe përgjegjësi në komunikim, si nga banorët ashtu edhe nga publiku.
Familja përfundon duke theksuar se Juelа meriton respekt, ashtu si çdo individ tjetër, dhe se dinjiteti njerëzor nuk duhet të përdoret kurrë si mjet sulmi në emër të spektaklit.













































