Showbiz
Këngëtarja Era Istrefi surprizon të ëmën me një dhuratë luksoze
8 Shkurt, 2026 | 2:19 am

Këngëtarja Era Istrefi ka treguar edhe një herë se, përtej suksesit dhe karrierës ndërkombëtare, familja mbetet prioriteti i saj kryesor.
Ajo ka vendosur që fitimet nga puna e saj t’i kthejë në një dhuratë të veçantë për personin më të shtrenjtë në jetën e saj, nënën. Era i ka blerë të ëmës një veturë luksoze Range Rover, duke e surprizuar në mënyrë emocionuese.
Momentin e veçantë, këngëtarja e ka ndarë edhe në rrjetet sociale, ku mbi pamjet e veturës së re, të dekoruar me fjongo dhe të parkuar pranë shtëpisë, ajo ka shkruar: “Një dhuratë për mbretëreshën, mamin stref”.













































