Showbiz
“Kënga e parë ka kushtuar 30 mijë lekë”, Miri hap zemrën, flet për Dr. Florin
8 Prill, 2026 | 8:13 am

Miri ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme fillimet e tij në skenën muzikore shqiptare, krijimin e West Side Family si dhe humbjen para kohe të Dr. Flori.
Miri shprehu se shtysa për hapjen e derës drejt karrierës së tij muzikore ishte Flori kur ata ishin adoleshentë. Ai tha se gjithçka filloi nga një magnetofon dhe një kasetë, diçka që më pas u kthye grupin e mirënjohur për publikun shqiptar West Side Family.
Më tej banori tregoi momentin kur mësoi për humbjen e Dr. Florit që sipas tij ishte një nga ditët më të errëta në jetën e tij.
“Jam rritur si çdo fëmijë i asaj kohe me vështirësi ekonomike. Adoleshenca ime ka kaluar në gjimnazin Petronini Luarasi, ku njoha dy persona qe ndryshuan jetën time, Landi dhe Dr Flori. Kishim një magnetofon dhe një kasetë dhe ne këndonim. Flori ishte ai që këndonte dhe që shkruante tekstet. Një ditë Flori më merr në shtëpinë e tij dhe më thotë dua të tregoj diçka
Kam qenë në Gjermani kur mora vesh për humbjen e Florit, 17 nëntor. Njeriu i par që mora në telefon ishte Landi, më hap telefonin dhe më thotë që fatkeqësisht është e vërtetë. Ka qenë një nga ditët më të errëta. Flori është një burim frymëzimi për breza, dhe një arsye e ristartimit të West Side Family ka qenë vëllai i tij, Alban Kondi. Albani na tha që dhimbjen ta kthejmë në force, nuk mendonim kurrë që Flori nuk është me ne, por është me ne dhe tek ne”, u shpreh Miri.
“Mendoj gjithmonë kur më del në ëndërr, e kam si shtysë si shok në zemër gjithë jetën. Do e pyesja zotin pse e more në krahët e tu Florin aq shpejt sepse kishim akoma nevojë për të. Humbja e tij na ka bërë më të fortë për sfidat e të ardhshme në jetët tona”, u shpreh Miri pas rrëfimit të tij.
Pas rrëfimit banori u transferua në studion e Big Brother VIP, ku u surprizua nga Roland Hysi, miku dhe anëtari i West Side Family si dhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Vesa Smolica. Të tre së bashku performuan këngën e re të West Side Family “Gënjeve”.












































