Kryefjala Logo

“Ke fituar shumë ti apo Selin?”- Përgjigjet Miri

20 Maj, 2026 | 10:54 am

Këngëtari i njohur i grupit “West Side Family”, Armir Shahini, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me moderatorët Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ku ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania 5”, jetën pas reality show-t dhe projektet muzikore që po përgatit me grupin e tij.

Ish-finalisti i BBVA ka treguar se pas përfundimit të spektaklit më 18 prill 2026, shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tij, sidomos mënyra si i sheh situatat dhe raportet me njerëzit.

Gjatë intervistës, Miri është vënë përballë një serie pyetjesh pikante lidhur me debatet dhe marrëdhëniet që ka pasur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kur u pyet nëse në debate fiton zemra apo mendja, ai dha një përgjigje që po komentohet shumë në rrjet:

“Në fakt mua më ka fituar zemra, por duhet të fitonte mendja”, tha ai.

Ndërkohë, pyetjet për raportet me ish-banorët nuk munguan. Përballë pyetjes nëse në debatet me Selin kishte fituar ai apo ajo, Miri u tregua më diplomatik:

“Nuk e di, nuk mund ta them unë”.

Por krejt ndryshe reagoi kur u pyet për debatet me Rogertin dhe Mateon.

“Besoj se kam fituar unë”, tha ai përballë Rogertit.

Ndërsa për Mateon u shpreh me humor:

“Besoj se unë, kush ka fituar Mateo?”

Ai komentoi edhe raportin me Gretën, duke treguar se mes tyre nuk ka pasur përplasje serioze:

“Nuk kam pasur debat të fortë me Gretën, 2-3 gjëra të vogla. Greta hyri dhe tha ‘ti je i pabesë’”.

Një nga momentet më spontane të intervistës ishte kur moderatorët e pyetën nëse do zgjidhte “Big Brother”-in apo lirinë totale në jetën e përditshme.

“Liri totale, se sido që të jetë, ‘Big Brother’ të kondicionon në disa situata se je i rrethuar me kamera…”, tha ai.

Menjëherë pas kësaj erdhi ndërhyrja me humor nga studio:

“Se nuk bën dot seks”.

“Edhe kjo është”, u përgjigj Miri duke qeshur.

Këngëtari foli edhe për industrinë muzikore, duke theksuar se sipas tij artistët e viteve 2000 vazhdojnë të kenë më shumë peshë sesa artistët e lindur nga TikTok-u.

“Artistët e viteve 2000”, u përgjigj pa hezitim ai.

Në fund, Miri tregoi se versioni i sotëm i tij është shumë më i fortë sesa ai i 20 viteve më parë.

“Miri i sotëm se ka më shumë eksperiencë”, përfundoi këngëtari.

Të ngjashme