Kryefjala Logo

“Ke ardhur në shtëpi pa ftuar”- Limi i mohon para syve lidhjen, Alba ‘shpërthen’ në të qara

16 Janar, 2026 | 10:27 pm

Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, duke kthyer vëmendjen e publikut te raporti i tyre i ndërlikuar.

Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte marrëdhënien e dyshes gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë, moment që u pasua me një deklaratë shokuese nga Limi. 

Ai mohoi kategorikisht faktin se kishte bashkëjetuar apo se kishte qenë në një lidhje serioze me Albën, deklaratë kjo që shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga ana e saj.

E prekur thellë nga fjalët e tij, Alba shpërtheu në lot dhe qau me dënesë përpara publikut dhe banorëve.

“Për mua nuk është bashkëjetesë kur dikush bën crush në shtëpinë time, kur dikush vjen pe a ftu”, tha Limi.

“Po çka je t’u thënë, si mund ta përdorësh fjalën crush se po më çudit fare, ti vet ke thënë Alba rri me mu”, tha Alba.

“Po gënjen para syve të mi, si mund ta thuash këtë?”, u shpreh ajo mes dënesash, duke e akuzuar Limin se po mohonte një histori që, sipas saj, kishte qenë e vërtetë dhe e sinqertë.

‘Ke thanë se do të rrimë bashkë. Nuk flas detaje, mos na bëj sikur “Playboy” më i madh i shqiptarisë, sepse ti je “playboy standard”. A ke thënë ti që më ke thënë se je e vetmja”, tha Alba.

Situata u shoqërua me emocione të forta, tension dhe dhimbje të dukshme, teksa Alba u shfaq tepër e lënduar dhe e revoltuar nga mohimi i lidhjes nga ana e Lim Hotit. 

 

Të ngjashme