Kryefjala Logo

Kazakistan:Rrëzohet avioni me 72 pasagjerë në bord, vetëm 6 të mbijetuar

25 Dhjetor, 2024 | 10:06 am

Një avion pasagjerësh i operuar nga Azerbajxhani Airlines ka pësuar një aksident tragjik në Kazakistan, pranë qytetit Aktau.

Avioni, me 67 persona në bord ka shpërthyer në flakë menjëherë pas përplasjes.

Sipas ministrisë së emergjencave të Kazakistanit, ky fluturim kishte 72 persona në bord, por dyshohet se një numër i madh mund të kenë humbur jetën, ndërsa vetëm gjashtë persona raportohet se kanë mbijetuar pas aksidentit.

Avioni ishte në udhëtim nga Baku, Azerbajxhan, drejt Grozny në Rusi, por ishte detyruar të ridrejtohej për shkak të mjegullës së dendur në zonë. Fluturimi i Azerbajxhani Airlines ka pësuar rrëzimin gjatë përpjekjeve për të ateruar pranë aeroportit të Aktau, një qytet në perëndim të Kazakistanit.

Shërbimet e emergjencës kanë vazhduar punën për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar pasagjerët që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm.

Autoritetet kazake po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkakun e rrëzimit dhe për të marrë masat e nevojshme për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre.

/Newsbomb.al/

Të ngjashme