Showbiz
“Kam qarë 40 minuta”, Fifi rrëfen momentin kur zbuloi gjininë e djalit
25 Prill, 2026 | 6:48 pm

Filloreta Raçi ka folur hapur për përjetimin e saj të mëmësisë gjatë një interviste.
Gjatë bisedës, këngëtarja ndau emocionet dhe pritshmëritë që kishte gjatë shtatzënisë, duke zbuluar edhe një moment delikat që e përjetoi kur mësoi gjininë e fëmijës. Ajo tregoi se kishte dëshiruar shumë të bëhej nënë e një vajze dhe reagimi i saj në atë moment ishte i menjëhershëm dhe krejtësisht i sinqertë.
“Kam qenë duke fluturuar prej Boston në New York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, kujtoi Fifi.
Megjithatë, këngëtarja theksoi se ky ishte një reagim i momentit, pasi me kalimin e kohës dhe sidomos pas lindjes, gjithçka ndryshoi. Ajo e përshkroi mëmësinë si një përjetim që tejkalon çdo pritshmëri dhe emocion fillestar.
Sot, Fifi është nënë e një djali, Theo Mal, nga lidhja e saj me sipërmarrësin Adis Patushi. Ky i fundit është gjithashtu baba i një djali tjetër, Troi, nga lidhja e mëparshme me modelen Adrola Dushi.












































