Kryefjala Logo

Jeton në kushte të vështira, Stenaldo kërkon një mundësi për ta nisur nga e para

29 Mars, 2026 | 8:45 pm

Vetëm pak ditë pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Stenaldo Mehilli ka ndarë një rrëfim të ndjerë për rrugëtimin e tij, sfidat që ka kaluar dhe jetën jashtë shtëpisë më të famshme.

Ai u shpreh se edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, përvoja në këtë format ishte një mundësi për të rifilluar nga e para. Stenaldo tregoi se jeta e tij ka qenë e mbushur me vështirësi, sidomos gjatë periudhës kur jetonte në Gjermani, ku humbi punën dhe u përball me një situatë të vështirë ekonomike bashkë me nënën e tij. I njëjti theksoi se shpreson që tani të ketë ndihmën e njerëzve për një shtëpi, që të vazhdojë jetën me të ëmën.

“Jam munduar gjithmonë, është e pashmangshme në jetën time që t’i qasem gjërave me integritet. Në fakt, duhet të lejoj veten të vendosem edhe në pozicione të tilla. Kur vendosa të iki në Gjermani isha bërë atje një vit vetëm, pak nga pak nëna ime erdhi, ishte shumë e vështirë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Kishim lënë shtëpinë me qira, nëna ime punonte një një dyqan, në Gjermani humba punën, kisha humbur gjithçka edhe këtu. Kur gjeta veten në atë pozicion të palakmueshëm thashë Big Brother duhet të jetë mundësia ime, çelësi i artë që mua më hap dyert”.

“Në pikën që jam sot, ndihem i vlerësuar, mijëra mesazhe. Them që po, në Big Brother nuk fitova dot një çmim, por tani kam nevojë për një mundësi që t’i rikthehem jetës fort, të bëj maksimumin për mamanë time. Realisht e vështirë për mua. Në fund të ditës, ti po flet për diçka që është shkatërruar. Nuk je i vetmi. Do ta provoj sa të jem gjallë të jem mirënjohës. Nëse sot marrë një dorë nga dikush, do të jenë dy duar për dikë nesër”.

Rrëfimi i tij ka prekur ndjekësit, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë mundësish do t’i ofrojë e ardhmja pas këtij kapitulli të rëndësishëm në jetën e tij.

Të ngjashme