Kryefjala Logo

Jennifer Lopez reagon pas kërkesës për divorc

24 Gusht, 2024 | 5:10 pm

Jennifer Lopez ka thyer heshtjen e saj për herë të parë që kur ka dorëzuar kërkesën për divorc nga aktori Ben Affleck, të martën.

Këngëtarja 55-vjeçare postoi në Instagram Stories të premten, por fansat që prisnin detaje mbi gjendjen e saj mendore ose ndarjen nga aktori 52-vjeçar mund të mbeteshin të zhgënjyer, shkruan Daily Mail.

Në vend që të ndajë përmbajtje të re, JLo ripostoi një ‘selfie’ që e kishte realizuar më parë dhe që ishte shpërndarë nga një llogari e fansave. Postimi duket se ishte nga një fotosesion i realizuar në dhjetor të vitit 2020.
72674CEB 4D0B 4B5D A04B ED5634E4D5CC

Të ngjashme