Showbiz
Ja sa është paguar Ilir Shaqiri për t’u futur në Ferma VIP
27 Prill, 2026 | 12:48 pm

Hyrja e papritur e Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka ndezur diskutime të forta kudo.
Për shumëkënd në publik, fakti që fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” pranoi të bëhej pjesë e këtij formati po shihet si një lëvizje krejtësisht e gabuar.
Megjithatë, kurdo që ai të dalë nga dera e asaj ferme, Iliri nuk do të dalë aspak i humbur financiarisht.
Burime të sigurta për Prive By LS konfirmojnë se ai është paguar të paktën rreth 40 mijë euro për t’u bërë pjesë e kastit. Kjo është një shumë e majme që duket se e justifikon plotësisht këtë lëvizje televizive dhe rrezikun e madh me imazhin e tij.












































