Showbiz
Ish-i i Mateos zbulon sekretin, ja si është ai në të vërtetë
30 Mars, 2026 | 9:12 am

Një deklaratë e papritur ka ardhur nga Xheneta Fetahu, e cila ka ndezur menjëherë kuriozitetin rreth jetës personale të Mateo.
Ajo ka zbuluar një bisedë private që ka zhvilluar me ish të dashurën e banorit, e cila rezulton të jetë një shoqe e saj.
Në një moment spontan, Xheneta vendosi të ndajë këtë detaj, duke treguar se kishte dashur të kuptonte nëse sjellja romantike e Mateos brenda shtëpisë është reale apo thjesht pjesë e lojës.
“Mund të them një sekret të vogël meqenëse jemi tek Mateo. Një shoqja ime ka qenë në lidhje me të përpara BBV. E pyeta nëse është realisht djalë kaq romantik edhe në jetën reale”, u shpreh ajo.
Sipas Xhenetës, përgjigjja që mori ishte shumë e qartë dhe pa asnjë dyshim, Mateo është po aq romantik edhe jashtë kamerave.
“Më tha që është shumë, shumë romantik edhe në jetën reale. Është një vajzë e Shqipërisë”, shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se ky tipar nuk është thjesht një strategji brenda formatit.
Ky zbulim vjen në një moment kur Mateo ka tërhequr vëmendjen e publikut për sjelljen e tij të ndjeshme dhe qasjen romantike në marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.












































