Showbiz
Ish banorja e BBVK merr ofertën e papritur nga Robert Berisha
15 Shtator, 2024 | 3:51 pm

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku ka marrë një ofertë tunduese nga Robert Berisha.
Burime për “Prive” njoftojnë se Santiana do të shoqërojë Robertin në moderimin e emisionit të tij, “Robi plaket kur don vet’”.
Ish-konkurrentja kishte lajmëruar prej kohësh se do të bëhej pjesë e një projekti televiziv, por asnjëherë nuk publikoi detaje.
Në sezonin e ri të programit, Robert Berisha do të ketë në krah edhe Santianën.













































