Kryefjala Logo

I “zhdukur” për 5 vite, çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin?

2 Shkurt, 2026 | 8:14 am

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht nga vëmendja mediatike dhe rrjetet sociale.

Për 5 vite me radhë, heshtja e tij totale ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime. Por tashmë e vërteta është zbuluar. Renato Mekolli është vendosur në Miami, Florida, ku ka marrë një nga rolet më prestigjioze në botën e kulinarisë.

Ish-drejtuesi i rreptë i “Hell’s Kitchen” tashmë mban postin e Shefit Ekzekutiv në një nga hotelet më luksoze në botë. Aty, ai drejton një restorant të ri.

Ky restorant është pjesë e një investimi kolosal prej 100 milionë dollarësh në këtë resort dhe sjell shijet e rafinuara të kuzhinës greke dhe turke, duke mbajtur firmën e Mekollit.

Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga elita mediatike. Gjigantë si Forbes dhe Miami New Times kanë shkruar me superlativa për punën e tij, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme.

 

Të ngjashme