Kryefjala Logo

I penduar për lidhjet e mëparshme, rrëfehet Blero

13 Prill, 2026 | 4:46 pm

Këngëtari Blero Muharremi së fundmi ka folur hapur për jetën e tij personale dhe përvojat e së kaluarës, në një intervistë pa filtra përballë moderatores Elita Rudi.

Gjatë bisedës, ai është përballur me pyetje të drejtpërdrejta rreth lidhjeve të mëparshme, përfshirë edhe nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie që sot e konsideron gabim. 

Pa u rezervuar, Blero u përgjigj qartë: “Po, shumë gabim bile”.

I pyetur nëse këtë herë ka zgjedhur ndryshe në dashuri, Blero u shpreh me bindje se po, duke shtuar se nuk ka frikë nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës.

Në fund, la të kuptohet se marrëdhënia e tij aktuale është shumë më e qetë dhe stabile, duke e përshkruar si një periudhë ku ka gjetur më shumë paqe dhe ekuilibër në jetën personale.

Të ngjashme