Kryefjala Logo

I mori para 4 vitesh 270 mijë euro një gruaje duke e mashtruar, arrestohet 51-vjeçari

14 Janar, 2021 | 3:24 pm

Një 51-vjeçar i cili akuzohet për mashtrim ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç.

Ky shtetas në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme