Kryefjala Logo

“I jam mirënjohëse Romeos”, Jonida Maliqi hap zemrën për ish-in

27 Shkurt, 2026 | 6:57 am

E ftuar në “Mirëmbrëma Yje” Jonida Maliqi ka zgjedhur të flasë për një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj personale, duke u ndalur te raporti që sot ruan me ish-partnerin, Romeo Veshaj. Ajo tregoi se marrëdhënia mes tyre vijon të jetë e qetë dhe korrekte, ndërsa periudhën që kanë ndarë së bashku e konsideron ndër më të bukurat e jetës së saj.

Artistja u ndal edhe te një dëshirë personale, duke theksuar se do të kishte dashur të kishte një marrëdhënie po aq të shëndetshme edhe me babain e djalit të saj.

“Do kisha dashur që edhe me babin e Danit të kisha këtë raport që kam me Romeon sot e kësaj dite, me familjarët e tij. Më uron për çdo ditëlindje të Danit, timen, të mamit. Edhe unë e uroj atë dhe i jam shumë mirënjohëse se ka qenë një ndër partnerët e vetëm që ka bërë shumë për Danin.”

img 3207

Maliqi nënvizoi edhe lidhjen e veçantë që ish-partneri kishte krijuar me djalin e saj, një marrëdhënie që, sipas saj, vazhdon të jetë e pranishme edhe sot.

“Kanë qenë shumë të lidhur dhe Dani edhe sot e kësaj dite e përmend, nuk e ka harruar.”

“Mbaj mend që unë fitova Eurovisionin dhe më duhej të lëvizja gjashtë muaj, dhe i thoshte mamit: ‘Bëje Danin gati se do ta nxjerr’, edhe e nxirrte në park lojërash me prindërit e tij. Gjë shumë e rrallë për mentalitetin shqiptar.”

Të ngjashme