Kryefjala Logo

“I do meshkujt për para”- I prekën moralin, reagim i ashpër nga llogaria e Benitës

21 Janar, 2026 | 5:42 pm

Pas debateve të fundit brenda shtëpisë, menaxheri i Benita Zena, ka lëshuar një deklaratë të ashpër publike.

Përmes një postimi zyrtar nga “SS Group”, ata kanë dënuar atë që e cilësojnë si bullizëm dhe kalim të kufijve të lojës nga ana e Klodit dhe Eljonës drejtuar Benitës.

Në reagim thuhet se deklarata e Klodit, “Ti i do meshkujt veç për pare”, tejkalon çdo limit dhe prek moralin e Benitës. Sipas menaxherit, kjo situatë ka prekur rëndë edhe familjen e banores, e cila po kalon momente të vështira pas këtyre pamjeve që ata i quajnë “të shëmtuara”.

Përveç Klodit, akuza janë drejtuar edhe ndaj Eljonës për përfshirjen e njerëzve jashtë formatit dhe historive nga e kaluara.

Menaxheri thekson se megjithëse Big Brother është një lojë nervash, nuk duhet të jetë një lojë ku preket dinjiteti i një gruaje. Ata i kanë bërë thirrje zyrtare produksionit të Big Brother VIP Kosova që të marrë masa urgjente ndaj dy konkurrentëve për deklaratat e tyre skandaloze. 

 

img 9423

Të ngjashme