Lifestyle
Historia përsëritet: dje shqiptarët në botë, sot filipinezët dhe indianët në Shqipëri
23 Korrik, 2026 | 3:45 pm

Për tri dekada, historia e Shqipërisë ka qenë edhe historia e atyre që u larguan prej saj. Prindër që lanë fëmijët te gjyshërit dhe shkuan në Greqi apo Itali për t’u kthyer një herë në vit. Vëllezër që dërgonin para çdo muaj për të mbajtur shtëpinë në këmbë. Fshatra të tëra në Kukës e Dibër që sot mbijetojnë kryesisht falë parave që vijnë nga jashtë. Kjo histori nuk ka mbaruar, përkundrazi, në 2025-ën shënoi shifrën më të lartë të saj ndonjëherë.
Por krahas saj, në verë të fundit, në kuzhinat dhe recepsionet e bregdetit shqiptar, po shkruhet një histori pak a shumë e njëjtë, vetëm se në drejtim të kundërt: sot janë filipinezë, indianë dhe punëtorë nga vende të tjera ata që vijnë në Shqipëri, punojnë gjatë sezonit, dhe çdo muaj dërgojnë pjesë të pagës te familjet e tyre, mijëra kilometra larg.
Kur Shqipëria ishte vendi që dërgonte, jo që priste
Për ta kuptuar këtë moment, vlen të kujtojmë sa e rëndësishme mbetet ende emigracioni shqiptar për ekonominë e vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, remitancat e emigrantëve shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, 7.1% më shumë se një vit më parë. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit, periudhë kur emigrantët zakonisht kthehen për festat e fundvitit, hynë në vend mbi 300 milionë euro.
Në një këndvështrim më afatgjatë, gjatë dekadës së fundit emigrantët shqiptarë kanë sjellë në vend rreth 7.7 miliardë euro. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, remitancat sot përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për rreth 30% të familjeve shqiptare, ndërsa në qarqe si Kukësi apo Dibra, ky varësi arrin deri në 15-19% të të ardhurave familjare. Pothuajse çdo lekë i dërguar shkon direkt për nevoja bazë: ushqim, shëndetësi, arsim.
Pas çdo shifre të këtij lloji qëndron një histori njerëzore e njëjtë: dikush që punon larg shtëpisë, që numëron ditët deri në pushimet e ardhshme, dhe që e di se pas çdo dërgese është dikush në shtëpi që e pret atë ndihmë.
Sot, i njëjti model, por në drejtim tjetër
Ndërsa Shqipëria vazhdon të jetë vend emigrimi, në pesë vitet e fundit ka filluar të bëhet, njëkohësisht, edhe vend pritës për një valë të re punëtorësh të huaj, një dukuri relativisht e re, por që po rritet me shpejtësi të dukshme. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), gjatë 2025-ës janë miratuar online 18,156 kërkesa punësimi për shtetas të huaj, 43.4% më shumë se një vit më parë.
Vendet me rritjen më të lartë të kërkesave për punësim ishin Filipinet dhe India, secila me rreth 18% të totalit të kërkesave të miratuara. Konkretisht, u dhanë 3,279 leje pune për shtetas filipinas dhe 3,251 për shtetas indianë, kjo e fundit, pothuajse dyfishi i një viti më parë. Pas tyre renditen Egjipti (15% e kërkesave), Turqia (9%), Kosova (4%) dhe Italia (3%). Nga kamerierë e recepsionistë deri te kuzhinierë, punonjës mirëmbajtjeje, infermierë dhe kujdestarë të moshuarish, prania e këtyre punëtorëve po bëhet gjithnjë e më e dukshme, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe të HoReCa-s.
Është, në thelb, i njëjti mekanizëm ekonomik që ka lëvizur shqiptarët drejt Greqisë, Italisë apo Anglisë për tri dekada me radhë vetëm se tani Shqipëria luan rolin që dikur luanin këto vende për shqiptarët.
Sezoni turistik në Shqipëri është i shkurtër dhe intensiv, i përqendruar kryesisht mes qershorit dhe shtatorit. Kjo do të thotë turne pune të gjata, ndërrime pas ndërrimi, dhe pak kohë e lirë për punëtorët e restoranteve, hoteleve dhe bareve buzë detit. Për shumë prej tyre, ashtu si për çdo emigrant shqiptar në një kuzhinë në Milano apo në një restorant në Athinë, kjo intensitet i verës ka një kuptim shumë konkret: sa më shumë orë pune, aq më shumë para për t’u dërguar në shtëpi.
Të dërguarit e parave: e njëjta nevojë, drejtim i kundërt
Ashtu si emigrantët shqiptarë kanë ndërtuar prej dekadash zakonin e dërgesës mujore për familjen, edhe punëtorët e huaj në Shqipëri e kanë këtë si pjesë qendrore të përvojës së tyre këtu.
Institucionet e parasë elektronike si EasyPay, në bashkëpunim prej pothuajse një dekade me Ria Money Transfer, kanë bërë që kjo dërgesë të mos kërkojë më kohë të veçantë larg punës. Përmes rrjetit prej mbi 580 pikash shërbimi në të gjithë vendin, të pranishme edhe në qytete të vogla bregdetare ku aksesi bankar është më i kufizuar, një punëtor filipinez në Sarandë apo një punëtor indian në Vlorë mund të dërgojë para brenda pak minutash tek një anëtar familjeje, pa u larguar shumë nga vendi i punës.
Vetë Ria Money Transfer, rrjeti global përmes të cilit shqiptarët kanë dërguar prej vitesh para nga Greqia, Italia, Gjermania apo Anglia drejt familjeve në Shqipëri, ofron sot të njëjtën shërbim edhe në drejtim të kundërt: klientët e rinj që dërgojnë para nga Shqipëria drejt vendeve të tyre mund të përfitojnë ulje në transfertën e parë, ndërsa marrësit në Filipine, Indi apo vende të tjera mund ta tërheqin dërgesën duke përdorur një kod të thjeshtë, njësoj siç bëjnë sot familjet shqiptare kur presin një dërgesë nga jashtë.
Nëse punoni në Shqipëri dhe doni të mbështesni familjen tuaj në vendlindje, tani është momenti më i mirë për ta bërë. Me EasyPay dhe Ria Money Transfer, mund të dërgoni para shpejt dhe sigurt në mbi 580 pika shërbimi në të gjithë Shqipërinë. Klientët e rinj përfitojnë 30% zbritje në transfertën e parë, duke e bërë edhe më të lehtë të qëndroni pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për ju.
















































