Lifestyle
Historia e djalit 6-vjeçar që krijon fustane për yjet e Holliwood-it
22 Janar, 2025 | 9:42 am

Ky është Max dhe jeton në Shtetet e Bashkuara, ai është një fëmijë kurioz, krijues.
Ai rritet i rrethuar nga arti dhe bukuria.
Stërgjyshi ishte prerës pëlhurash, gjyshi kishte disa dyqane veshjesh, nëna Sherri është gjithashtu artiste.
Max luan me ngjyrat, krijon skulptura letre dhe, vetëm 4 vjeç, tregon se nga çfarë është brumosur.
“Do të doja një manekin”, thotë ai. Nëna mendon se është një shaka. Por ai insiston. Dhe kur është i kënaqur, harron lodrat dhe e kalon gjithë kohën i zhytur në pëlhura. Në moshën 5-vjeçare filloi të merrte leksione rrobaqepësie dhe përsoste teknikën e tij çdo ditë.
Krijon rroba duke përdorur materialet më të ndryshme. Qese kafeje të ricikluara, lule pëlhure, pjesë të cilësisë së mirë për t’u modernizuar dhe rregulluar. Ridizajnon një fustan nusërie vintage duke shtuar rrjetë shumëngjyrëshe dhe lule organza. Është aq e bukur sa nëna e tij nuk mund të rezistojë dhe e poston me krenari në rrjetet sociale.
Max merr miliona komente pozitive. Dhe ai përfiton nga rasti për të dërguar mesazhin e tij. Max dëshiron të krijojë rroba të qëndrueshme, t’i japë jetë të re pëlhurave dhe të reduktojë mbeturinat. Ai ishte 6 vjeç kur organizoi shfaqjen e tij të parë të modës në Los Anxhelos. Më shumë se njëqind njerëz mblidhen për të admiruar veshjet e tij të frymëzuara nga natyra.
Me printe tropikale, lule dhe shumë detaje. Në një kohë të shkurtër krijimet e tij pushtuan botën e modës. Aktoret dhe këngëtarët e njohur fillojnë të kërkojnë veshjen e tij. Derisa, në shtator 2023, Max prezanton koleksionin e tij në Javën e Modës në Nju Jork. Bëhet stilisti më i ri i modës në pasarela. Një arritje e rekordeve botërore Guinness. Sot Max është 8 vjeç dhe tashmë i ka dhënë botës një mësim të rëndësishëm. Nuk është kurrë herët për të ndjekur ëndrrat tuaja.















































